E PABESUESHME! Ylli i Tottenham përfundon ushtar në kohë “Coronavirusi”

2 Prill 2020
14:36
Alfred Lleshi
back button

Këto janë efekte anësore, ende minimale, por të padëshiruara, nga ndalimi i futbollit për shkak të emergjencës “Coronavirus”. Son Heung-min, sulmuesi i Koresë së Jugut dhe i Tottenham, do të detyrohet për një muaj t’iu nënshtrohet trajnimeve ushtarake në një bazë të marinsave, për të përmbushur detyrimin e tij të shërbimit ushtarak. 

Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat nuk i shmangen dot këtij detyrimi, për një periudhë 2-vjeçare, në mënyrë që të kenë të gatshme një forcë prej 600.000 ushtarësh, të gatshëm për t’u përballur me rrezikun e një lufte me Korenë e Veriut. Son kishte fituar përjashtimin nga përmbushja e plotë e këtij detyrimi, pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike, të mbajtura në Indonezi, në vitin 2018. 

Tani, ndalimi i futbollit (edhe i Premier League, ku luan), e ka shtyrë atë të shkojë në shtëpi, pasi krahu i dëmtuar e kishte detyruar të ndërpriste stërvitjen nga mesi i shkurtit. Mediat koreane raportojnë se tani Son nuk do të ketë më mundësi t’i shpëtojë detyrimit të tij: nga 20 prilli, do të stërvitet në një bazë marinsash në ishullin “Jeju”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit