E PAFALSHME! Milani nuk mbyll Champions dhe tani e pret ferri i Bergamos

16 Maj 2021
22:49
Telesport
back button

Milani nuk ia del të sigurojë Champions kundër Cagliarit të shpëtuar nga rënia dhe tashmë do të duhet që fitorja të vijë në Bergamo nëse edhe Juventusi mund Bologna.

Bardhezinjtë e Pirlos prisnin një gabim sot nga Napoli ose Milan, por ndërsa ekipi i Gattusos fitoi ndaj Fiorentina dhe javën që vjen e ka ndaj Verona, kuqezinjtë ngecën në një barazim 0-0 në “San Siro” ndaj Cagliari.

Kështu që tashmë me 1 pikë mbi Juventusin, do të duhen 3 pikë kundër Atalanta që ka siguruar Champions League.

Pak raste për Milanin që tentoi deri në fund dhe mbajti topin por Cagliari u mbrojt mirë. Madje, dy herë iu afrua golit por Donnarumma ishte fantastik.

Agonia kuqezi vazhdon dhe tashmë në 90 minuta luhet i gjithë sezoni…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit