E paimagjinueshme: “Muri i verdhë” i Dortmundit ndryshon ngjyrë

3 Prill 2020
20:07
Eraldo Harlicaj
back button

E kishit menduar ndonjëherë se muri i verdhë i “Signal Iduna Park” do të ndryshonte ngjyrë? As në makthet më të këqija nuk ishte menduar diçka e tillë, por ja që do të ndodhë. 

COVID-19 ka paralizuar të gjithën botën dhe klubet e fuqishme dhe yjet e futbollit i kanë ardhur në ndihmë. Së fundmi, Borussia Dortmund ka vendosur që të kthejë stadiumin mitik në ndihmë të të prekurve me COVID-19.

Një lajm i madh për mjekësinë gjermane, pasi vendime të tilla janë gjithmonë të mirëpritura. Gjermania e ka përballuar si duhet situatën, por pavarësisht kësaj masat duhet të merren.  

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit