E PAPRECEDENTË: “Nazist ku**vë!”, arbitri pezullon ndeshjen e Rey Manajt! (VIDEO)

15 Dhjetor 2019
23:09
back button

Për të parën herë në historinë e futbollit spanjoll ndërpret një ndeshje për thirrje ose kore ofensive ndaj një futbollisti. Ndodhi në Rayo Vallecano-Albacete, në Segunda Division, pasi nga tribunat e të zotëve të shtëpisë nisën të shanin Roman Zozulya (ish i ndeshjes) duke e thërritur “puto nazi”, “nazist k**vë!”.

Jo vetëm me fjalë, por edhe me një mesazh të ekspozuar në “Estadio de Vallecas” ku thuhej “të shmangim që një nazist të vizitojë zonën tonë”.

Inati lindi 2 vite më parë, kur Zozulya nisi aventurën dhe e përfundoi menjëherë te Vallecano, pasi tifozët e përzunë. Ai u prezantua me një fanellë që kishte simbol të djathtën ekstremiste.

Skuadra e Albacetes, pasi u fut në tunel, nuk vazhdoi më ndeshjen dhe arbitri e mbylli përpara kohe! Sakaq, Manaj ishte në stol për Albaceten.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit