E papritur! Mesfushori në ikje rinovon edhe 3 vite me Manchester United

6 Korrik 2020
13:27
Alfred Lleshi
back button

Nemanja Matic ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester United, e cila do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në vitin 2023. Serbi ka qenë thelbësor për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer gjatë këtij sezoni dhe është shpërblyer për formën e tij të mirë me një marrëveshje të re. Kishte dyshime për të ardhmen e mesfushorit me “Djajtë e Kuq” në fillim të vitit, ndërsa ai u përpoq të fitonte vendin e tij në formacion, pas një fillimi të ngadaltë të sezonit.

31-vjeçari po konsideronte një largim nga Manchester United, nëse koha e aktivizimit do të kufizohej. Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte këtë verë. Klubi ushtroi një mundësi për ta zgjatur atë marrëveshje për një vit, në mars. Ish-lojtari i Chelsea tani ka rënë dakord me kushte të reja, për të qëndruar aty edhe tri vite të tjera.

Matic ka bërë 27 paraqitje, në të gjitha garat, këtë sezon. Mesfushori serb ka luajtur 114 ndeshje që nga arritja te Manchester United më 2017. Ai tha se është i lumtur për zgjatjen e kontratës: “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi të shkëlqyeshëm. Si lojtar kam akoma shumë më tepër për të dhënë dhe arritur në karrierën time. Të vazhdoj me Manchester United është një nder i madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit