E PAPRITUR! Teuta “i jep duart” edhe kapitenit Arapi

19 Gusht 2021
10:28
Alfred Lleshi
back button

Teuta ka njoftuar largimin e kapitenit të saj, Renato Arapi. Një divorc i papritur i mbrojtësit të dalluar nga bregdetarët, ndërkohë që sezonin e kaluar u shpall kampion i Shqipërisë me “Djemtë e Detit”. Sidoqoftë, në kuadrin e një revolucioni te skuadra bregdetare, duket se do të tentohet “skarcimi” i veteranëve. Ja njoftimi i klubit durrsak me këtë rast:

“Faleminderit përzemërsisht kapiten!

3-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 3-vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Renato Arapi i kan thënë mirupafshim njëri-tjetrit, duke lënë një derë të hapur për të ardhmen. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll, një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin.

Megjithatë, jo pa trofe, por me trofeun e kampionatit, Kupës së Shqipëris dhe Superkupes, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do të largohej nga Teuta pa i sjellur trofe. Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi.

E mbase edhe si kapiten arriti ta ngrinte trofeun historik të kampionatit të fituar më 26 maj. Kontributi i madh i Renatos për klubin dhe fanellën e skuadrës së vendlindjes do të kujtohet përgjimthonë. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do të përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit