E PAPRITUR! Zbulohet arsyeja pse Ronaldo ka nxjerrë në shitje avionin e tij luksoz

3 Korrik 2022
15:23
Alfred Lleshi
back button

Në pritje për të sqaruar të ardhmen e tij, Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen e tij në ishullin e Mallorca. Ata kanë udhëtuar atje, si zakonisht, me avionin privat në pronësi të yllit portugez të futbollit.

Një avion që ai e bleu në vitin 2015 dhe të cilit së shpejti mund t’i thotë lamtumirë. Sipas “Esdiarios”, lojtari i Manchester United tani dëshiron të marrë një më të madh, meqë e ka zgjeruar ndjeshëm familjen.

Megjithatë, ai ende nuk e ka gjetur atë që i pëlqen më shumë se ky “Gulstream G200”, i cili dikur i kushtoi 20 milionë euro. Avioni ka një kapacitet për dhjetë persona dhe komoditetet të shumta.

Në fakt, falë fotografive që familja e CR7 shpërndan në rrjetet e tyre sociale, kemi mundur të zbulojmë se ka detaje të personalizuara për futbollistin.

Aktualisht, sulmuesi ua jep me qira avionin e tij lojtarëve të tjerë apo biznesmenëve të mëdhenj, sa herë që nuk i nevojitet, për një çmim “të moderuar” nga 6000 deri në 10000 euro në orë.

Përveç kësaj, partnerja e tij Georgina Rodríguez i bën të gjitha udhëtimet e saj me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit