E pyeti mbi të ardhmen, Sarri i turret gazetarit: Po ofendon Juventusin!

8 Gusht 2020
0:02
Telesport

A prisni të planifikoni sezonin e ri nga nesër? Kjo është një nga pyetjet që i janë bërë Maurizio Sarri, trajnerit të Juventusit, nga “Sky” pas eliminimit të tij nga Champions League. “Fjalët e mia dje ishin pak të interpretuar, nuk mendoj se menaxherët e nivelit të lartë vendosin në bazë të një ndeshje dhe unë mendoj se ata dinë të bëjnë vlerësime shumë më të gjera”.

“Nuk e di, pyetjet e këtij lloji duken fyese për drejtuesit e Juventusit! Po të isha si ata do të ndërhyrja… Nuk pres asgjë, kam një kontratë dhe do ta respektoj kontratën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit