E quajti alkoolist, Vidal i përgjigjet Chiellinit: Gjërat private…

22 Maj 2020
13:10
Alfred Lleshi
back button

Autobiografia e Giorgio Chiellini vazhdon të shkatojë polemika. Këtë herë është radha e Arturo Vidal, të cilit kapiteni i Juventusit i kishte rezervuar disa fragmente në librin e tij, duke evidentuar pasionin e kilenit për alkoolin. Epo, në ditëlindjen e tij, mesfushori i Barcelonës, i cili mund të ishte rikthyer te bardhezinjtë në janar, përmes një Instagrami të drejtpërdrejtë komentoi “alkoolizmin” e tij:

“Nuk ishte diçka që nuk mund ta bëja, përderisa më lejohej të dilja nga klubi. Unë jam qenie njerëzore si gjithë të tjerët dhe, kur kam gabuar, kam paguar dhe jam ngritur. Njerëzit u përqendruan në gjërat më të këqija, që tha Chiellini. Nuk më duket e drejtë të zbulojmë gjërat private, por ai, gjithashtu, tha se isha kampion. Ne u qartësuam. Chiellini më telefonoi dhe u shpjegua”.

Në fakt, goditja dhe reagimi i Vidal është vetëm i fundit. Për ta filluar këtë debat publik shërbyen fjalitë në libër, që kishin të bënin me Balotelli dhe Felipe Melo. Me ta, përplasja ishte shumë e fortë, sepse reagimet e të kryqëzuarve nga kapiteni bardhezi ishin të ashpra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit