E quajti gruan “ku*vë” në koment, Instagrami i bën gjëmën Mauro Icardit

2 Prill 2021
14:42
Alfred Lleshi
back button

Martesa e Mauro Icardi dhe Wanda Nara gjithmonë i ka bërë njerëzit të flasin brenda sferës së futbollit europian. Kjo ka të bëjë edhe me aktivitetin e tyre në rrjetet sociale. Wanda është zakonisht më aktive virtualisht sesa futbollisti, edhe pse në orët e fundit ka qenë sulmuesi i PSG, ai që është befasuar nga Instagram-i. Nuk ka qenë pikërisht një arsye për të festuar, por e kundërta. Një koment i tij në postimin e bashkëshortes është censuruar nga Instagrami.

Midis disa komenteve që bëri, i pari i kushtohej gruas së tij dhe një prej kafshëve shtëpiake, qenit. Sidoqoftë, Mauro nuk ishte me shumë fat, ose të paktën kjo është ajo që mendoi Instagrami, duke gjykuar nga censura e mëvonshme, me komentin e tij, në të cilin me “humor” shkruante: “Qeni im dhe kurva ime”. Ky kualifikim fyes në kuptimin pezhorativ, ndaj të cilit bashkëshortja e tij reagoi me një “sa qesharak”, ka qenë arsyeja pse Instagrami zbatoi politikën e censurës.

Sulmuesi i PSG nuk e besoi atë që po shihte dhe vendosi ta ndajë përmes “story” të tij në Instagram me ndjekësit, me “emoji” buzëqeshjeje; më shumë nga mosbesimi sesa nga argëtimi. Protagonistja tjetër e kësaj censure, Wanda Nara, reagoi ndaj kësaj censure në profilin e saj, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit