E quajti “thesar” të shkuar dëm, mbrojtësi i United rivlerësohet: ja e ardhmja

29 Mars 2020
17:26
back button

Huazimi i Smalling nga Manchester United te Roma në Serie A ishte një biznes i jashtëzakonshëm për klubin verdhekuq, duke qenë se ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet që kur u transferua dhe është duke bërë mjaft mirë.

Por, problemi lidhet me të ardhmen, duke qenë se tashmë “Djajtë e Kuq” duan të paktën 25 mln euro dhe Roma nuk i ka ato para, të paktën deri tani, sidomos me kolapsin e fundit ekonomik për shkak të koronavirusit.

Kështu, në verë, nëse verdhekuqtë nuk japing 25 mln euro, atëherë Smalling mund të kthehet në Premier League, për t’u shitur diku tjetër, me La Liga që është futur si pretendente. Natyrisht, edhe huazimi me detyrim blerje mund të jetë opsion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit