E RËNDË: 35% e stafit të klubit spanjoll pozitiv me Coronavirus!

17 Mars 2020
9:52

Rëndohet akoma më shumë gjenda në Spanjë për shkak të Coronavirusit. Në të gjithë vendin iberik bëhet fjalë për gati 10 mijë të prekur, ndërsa 342 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Edhe futbolli është prekur, ku ekipi në gjendjen më alarmante është Valencia. Klubi nga “Mestalla” ka dalë me një komunikatë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku ka njoftuar se nga analizat e kryera, ka rezultuar se 35% të lojtarëve dhe stafit teknik janë me Coronavirus.

Të gjithë të prekurit po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre. Fillimisht, te Valencia u konfirmua pozitiv mbrojtësi Garay, ndërsa pas tij ishin edhe Garay e Mangala.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit