E RËNDË: Atentat me bombë ndaj gjyqtarit, ndalet futbolli i luajtur në shtetin problematik!

17 Janar 2020
19:08
Eraldo Harlicaj
back button

Futbolli në Qipro nuk ka qenë kurrë i qetë dhe ka pasur gjithmonë probleme. Ngjarja më e fundit që ka detyruar Federatën e këtij vendi të ndalë kampionatin dhe të pezullojë të gjitha ndeshjet është shumë e rëndë. 

Makinës së gjyqtarit Andreas Constatinou iu vendos një bombë. Një atentat i vërtetë dhe një paralajmërim shumë i rëndë për arbitrin. Bomba shpërtheu në tavanin e makinës në agim dhe shkaktoi shumë dëme. 

Federata e ka konsideruar si një atentat të pastër terrorist dhe Policia është vënë menjëherë në lëvizje. Situata mbetet shumë e rëndë, ndërsa nuk dihet se kur do të rinisë kampionati në Qipro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit