E rëndë: “Fanatiscat” kërkojnë dënimin e Halilit nga shteti, faktet që sjellin në skenë

5 Dhjetor 2018
15:41
Eraldo Harlicaj
back button

Tifo-grupi i bardhebluve, “Tirona Fanatcis”, duket se nuk do të gjejë kurrë paqe dhe gjuhën e përbashkët me presidentin aktual Refik Halili. Protestat ndaj tij kanë nisur prej kohësh në stadiume dhe tubime, por së fundmi mbështetësit e 24 herë kampionëve të vendit kanë publikuar një video të rëndë kundër numrit një të klubit. Ata ia kanë rreshtuar “të gjitha” aksionierit kryesor të kryeqytetasve dhe duan largimin e tij nga drejtimi i klubit.

“Fanatiscsat” i kujtojnë Halilit se ai e dinte situatën financiare të klubit që kur e mori Tiranën dhe borxhet e akumuluara që klubi kishte. Asokohe ishin 600 mijë euro, ndërsa sipas këtij grupi janë shlyer vetëm 150 mijë euro dhe 100 mijë euro janë shtuar nga borxhi i Muzakës. Nga krahu tjetër, shigjetimet vijojnë dhe për faktin se klubi nuk ka një llogari bankare. “Fanaticsat” sjellin në pah faktin se rrogat e lojtarëve janë kesh dhe jo nëpërmjet bankës, çka do të thotë se Tiranë bën evazion fiskal.

Gishti është drejtuar dhe nga FSHF-ja që pranon situata të tilla. Nuk mund të mungonte dhe përmendja e faktit se shpërblimet nga UEFA nuk janë marrë, pasi klubi i ka llogaritë e bllokuara. Tifozët e bardhebluve janë të bindur se Halili duhet të largohet nga Tirana dhe t’i hapet rrugë një ndryshimi të madh, pasi sipas tyre, drejtuesit vendosën në bazë të lidhjeve familjare dhe miqësisë me numrin një të klubit. Atmosfera nuk është e mirë te bardheblutë dhe përçarja që ekziston mes tifozerisë dhe klubet është shumë e thellë tashmë!

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit