E rëndë në Francë, vritet me armë vëllai i mbrojtësit të Tottenham

13 Korrik 2020
12:15
Alfred Lleshi
back button

Christopher Aurier, vëllai i mbrojtësit të Tottenham, Serge, është qëlluar dhe vrarë jashtë një klubi nate francez. 26-vjeçari u plagos fatalisht në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi mori plagë me armë në stomak. Banorët lokalë në Tuluzë thirrën policinë, por Aurier u shpall i vdekur pas mbërritjes në spital. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim se kush është përgjegjës për vrasjen. Ai është ende i lirë, pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Serge Aurier kishte qenë në veprim në Premier League me “Spurs”, disa orë para se të ndodhte incidenti. Tottenham ka lëshuar një deklaratë, duke ofruar ngushëllimet e tij: “Klubi është thellësisht i trishtuar të konfirmojë njoftimet e mediave që vëllai i Serge Aurier vdiq në orët e para të mëngjesit. Të gjithë në klub i dërgojnë ngushëllimet më të sinqerta Sergei dhe familjes së tij. Mendimet tona janë me të gjithë”.

Christopher, si vëllai i tij, ishte një futbollist dhe luante në kategoritë inferiore franceze, Toulouse Rodeo. Christopher e filloi së bashku me Serge te RC Lens, por nuk bëri përparim në nivele më të larta.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit