E RËNDË: Shpëtoi të birin nga mbytja, humb jetën luftëtari i WWE!

21 Maj 2020
11:34
Telesport
back button

Një baba do të bënte çmos për të birin e tij sidomos nëse ky i fundit do të rrezikonte jetën… Kështu ka ndodhur sipas atyre që kanë në ngjarje edhe për Shad Gaspard, ish-luftëtar i WWE, që u nda nga jeta në mënyrë tragjike në plazhin “Venice Beach” në Kaliforni.

Shad Gaspard è morto: ex wrestler annegato per salvare il figlio ...

Edhe pse skuadra e shpëtimit ka mbërritur në kohë, dallgët e mëdha e kanë bërë të pamundur për ta ndihmuar në kohë, teksa Gaspard ka pirë shumë ujë dhe është mbytur më pas.

Image

Nga ajo që raportojnë mediat ndërkombëtare, ish ylli i WWE ishte munduar të shpëtonte djalin e tij dhe raportohet se është parë duke e mbajtur atë mbi ujë. Pas një dallge ai është zhdukur dhe rojet detare nuk e kanë gjetur dot në kohë.

Trupi i tij u gjet shumë më vonë dhe u konfirmua edhe lajmi i vdekjes, që ka tronditur fansat e ish-luftëtarit. Një baba hero, pasi djali i tij shpëtoi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit