E RRALLË: Humbi 11-metërshin kundër PSG-së, Club Brugge dënon sulmuesin!

8 Nëntor 2019
18:06
back button

Diçka e rrallë ka ndodhur në Belgjikë, më saktë te Club Brugge. Klubi belg pësoi një disfatë me shifrat 1-0 ndaj PSG-së në mesjavë në Champions, ku u paraqit mjaft mirë.

Belgët bënë një lojë të mirë ndaj kampionëve të Francës, madje patën edhe mundësinë të barazonin ndeshjen në minutën e 76-të, por Diagne gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Lidhur me këtë episod, drejtuesit e Brugge, kanë marrë një vendim drastik, duke e dënuar senegalezin.

Gjithsesi, trajneri i ekipit e ka një shpjegim, pasi ai shprehet se Diagne po dënohet për faktin se nuk duhet ta godiste ai penalltinë, sepse gjuajtësi i parë është Vanaken. Numri një i stolit të Brugge u shpreh se për sfidën e fundjavës Diagne nuk do të grumbullohet, ndërsa në ndeshjet në vijim mbetet për t’u parë. Gjithashtu, trajneri ka shtuar se sulmuesi nga Senegali do të marrë edhe një gjobë të majme për atë çfarë ndodhi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit