E RRALLË / Shkoi me qese dhe u largua me taksi, talenti i Barçës shënoi në Champions dhe bën xhiron e rrjetit

21 Tetor 2020
12:30
Alfred Lleshi
back button

Futbollisti 17-vjeçar kaloi një natë të paharrueshme. Ai bëri debutimin ndërkombëtar me Barcelonën, regjistroi minutat e para në Champions dhe shënoi gol në fitoren 5-1 kundër Ferencváros, të martën. Ajo që po përjeton Pedri Gonzáles është diçka shumë e pazakontë për një djalë 17-vjeçar. Sidoqoftë, talenti dhe uria e tij për lavdi po e çojnë drejt rrugës së duhur, te Barcelona.

20 tetori 2020 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e lojtarit të trajnuar në UD Las Palmas. Mbrëmë, kundër Ferencváros, ai debutoi në Ligën e Kampionëve dhe iu deshën vetëm 19 minuta për të shënuar golin e tij të pare në këtë kompeticion madhor. Një ëndërr e bërë realitet që në “adoleshencën” e hershme.

Pas ndeshjes, futbollisti u kap nga kamerat e televizioneve teksa po largohej nga “Camp Nou” brenda një taksie. Diçka e zakonshme për lojtarin e ri, pasi nuk është ende aq i rritur sa të marrë lejen e drejtimit (patentë).

Pedro do të duhet të presë deri më 25 nëntor për të qenë në moshë madhore, pasi do të mbushë 18 vjeç në atë date dhe mund të marrë patentën. Tani për tani, ai vazhdon të thyejë rekorde dhe të bëjë të qartë se është një nga lojtarët më premtues në futbollin europian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit