E shau apo jo Domenech nga nëna? Anelka zbardh sherrin e madh pas një dekade

5 Gusht 2020
14:54
Alfred Lleshi
back button

“Netflix” ka publikuar sot dokumentarin “Anelka, i keqkuptuar”, i cili rishikon karrierën e ish-lojtarit të Real Madridit, njërit nga talentet më të mëdha francez të këtij shekulli. Në të, ish-sulmuesi dëshironte të rishikonte të kaluarën dhe të tashmen e tij, duke folur për Mbappé, si një nga lojtarët më të mirë në botë. “Mbappé sot përfiton nga përvoja ime e 20 viteve më parë. Kylian është aq i fortë teknikisht, sa edhe mendërisht. Ju mund të keni shumë cilësi, por pa një mentalitet të mirë nuk shkoni askund”, – theksoi ish-ndërkombëtari francez.

Një nga momentet më të tensionuara të karrierës së Anelka ndodhi më 2010, gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut. Pasi humbi 2-0 kundër Meksikës, sulmuesi shkoi direkt te Raymond Domenech, në dhomën e zhveshjes, për të shpërthyer në fyerje ndaj trajnerit. “L’Equipe” zbuloi çfarë kishte ndodhur disa ditë më vonë, gjë që çoi në dëbimin e menjëhershëm të lojtarit nga kombëtarja, duke shkaktuar një krizë të paparë në ekipin francez. “Unë hyra në dhomën e zhveshjes i irrituar. Reflektova dhe u irritova, sepse nuk kisha prekur asnjë top, ndërsa trajneri më bëri fjator për humbjen. Domenech tha emrin tim dhe e përmendi publikisht, sikur të isha praktikisht armiku numër 1 i tij. Ky ishte një gabim, ndjeva një agresion ndaj meje”, – thekson ish-lojtari i Real Madridit.

Disa fjalë edhe për kopertinën e “L’Equipe”, asokohe: “Unë pashë faqen e parë të “L’Equipe” dhe nuk dija nëse po bënte shaka apo jo. Ajo shkruante se e kisha sharë trajnerin nga nëna. Jo, është diçka serioze, që nuk ndodh çdo ditë. Viktima e parë e kësaj ishte lojtarët, pasi të gjithë i thirra për t’i pyetur nëse ishte e vërtetë apo jo. Njerëzit që më njohin mua e dinë që, nëse do ta kisha thënë këtë, do të isha i pari që do ta pranoja. Gjëja më e rëndësishme për mua ishte mbështetja e kolegëve të mi. Evra dhe Abidal e thirrën Doménech, tha se do ë vinte në takim, por nuk u paraqit. Në hotel u thashë kolegëve se situata ishte shumë e trishtuar dhe se ata vetëm duhej të përqëndroheshin në lojë. Ata më thanë që nuk do të stërviteshin, as flisnin me shtypin si shenjë proteste”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit