E shembi përtokë me top, pastaj i dhuroi fanellën. Incidenti ekzotik i Ronaldos me “steward” (fotot)

15 Shtator 2021
11:47
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo i dhuroi fanellën e tij të Manchester United një punonjëseje të sigurisë së Young Boys, pasi e rrëzoi atë përtokë me një goditje të fortë të topit, të martën në mbrëmje. Portugezi bëri debutimin e dytë në Ligën e Kampionëve për “Djajtë e Kuq”, në stadiumin “Wankdorf”, pasi u largua nga Juventusi kësaj vere për 20 milionë paund.

36-vjeçari shënoi një gol, por në fund të fundit ishte i pafuqishëm për ta evituar humbjen 2-1 të të tijve. CR7, gjithashtu u përfshi në një incident të çuditshëm pak para nisjes së lojës, kur goditi me top një “steward”. Ronaldo ishte duke praktikuar disa goditje në portë, por gaboi shënjestër.

Në njërën nga përpjekjet e tij, topi përfundoi duke goditur punonjësen e sigurisë me forcë të konsiderueshme, sa e plasi përtokë. Ajo u kontrollua nga stafi mjekësor dhe një numër kolegësh stjuardë, para se të ngrihej në këmbë, me Ronaldon gjithashtu që vrapoi për të parë situatën e saj shëndetësore.

Pasi mbaroi ndeshja, në vend që ta ndërronte fanellën me një lojtar të Young Boys, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kërkoi “viktimën” e tij për t’i bërë një dhuratë. Portugezi i dha fanellën që kishte veshur në këtë ndeshjue si një kujtim i veçantë. Ajo shprehu kënaqësinë e saj për gjestin, duke bërë një formë zemre me duar, kur sulmuesi u largua nga fusha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit