“E shesim për 42 mln sterlina!” Chelsea njofton Liverpool dhe Barcelona

24 Nëntor 2021
17:18
Telesport
back button

Chelsea i ka thënë Barcelonës dhe Liverpoolit se Christian Pulisic do të kushtojë 42 milionë sterlina!

Kjo është sipas raporteve nga El Nacional që pretendojnë se Blutë janë të përgatitur të bëjnë një humbje prej 15 milion sterlinash nga lojtari i Shteteve të Bashkuara, pas nënshkrimit të tij nga Borussia Dortmund në janar 2019.

Pulisic ka luftuar si për formacionin ashtu edhe për formën e tij në Londrën perëndimore që nga largimi i tij nga Bundesliga. Chelsea është i përgatitur të ndërpresë lidhjet, me sulmuesit e tjerë që e kanë shtyrë anësorin poshtë ne hierarki.

Thomas Tuchel ka punuar me 23-vjeçarin në Gjermani – por tani favorizon Hakim Ziyech, Callum Hudson-Odoi, Mason Mount, Timo Werner dhe Kai Havertz të gjithë përpara Pulisic…

Barcelona dhe Liverpool mund të rindezin interesin e së kaluarës.

Liverpool është thënë se dëshiron të ofrojë për lojtarin nje shans, ndërsa Barcelona është në kërkim të anësorëve të rinj për të marrë në anën e djathtë të sistemit të Xavi. Të dy kanë interes për Pulisic, për shkak të aftësisë së tij të presingut, si dhe aftësisë së tij me top.

Pulisic do të ishte një aset jashtë fushës, duke pare edhe tregun amerikan. Liverpooli ka pronarë amerikanë; Pulisic është një lojtar perfaqsues i Shteteve të Bashkuara dhe mund të përdoret si një mall marketingu nga një palë blerëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit