E shkarkoi me ceremoni dhe helme, Laporta dhe Koeman takohen si dy “armiq”. Holandezi pastaj uron Xavin (Pamjet)

16 Maj 2022
23:59
Telesport
back button

Pasi u ndane me sherr dhe pasi nuk folen me, Joan Laporta dhe Ronald Koeman u takuan sërish të hënën në një ngjarje për të përkujtuar 30 vjetorin e Kupës së parë Evropiane të Barcelonës.

Një nga momentet më të pritura me padurim ishte ribashkimi, duke qenë se largimi i holandezit si trajner nuk ishte aspak harmonik. Vetë Koeman ka deklaruar më herët se është ankuar për mënyrën se si ndodhi.

Sipas një videoje nga Jugones, përshëndetja mes të dyve ishte veçanërisht e ftohtë, me vetëm një shtrëngim duarsh të thjeshtë dhe pa bisedë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zëvendësuesi i Koeman në skuadrën e Barcelonës, Xavi Hernandez, të cilit holandezi në disa raste i ka uruar suksese në kohën e tij si trajner i Barcelonës.

“Menjëherë e kuptova që nuk isha trajneri i Laportës. Nuk më zgjodhi ai. Nuk më dhanë të njëjtën kohë që po i japin Xavit. Pastaj më tha një mijë herë se nuk do ta zgjidhte kurrë sepse i mungon përvoja. Megjithatë, jam i lumtur që skuadra po ecën më mirë tani, e shoh edhe De Jong më të përfshirë në lojë”, pati thene Koeman.

Laporta shpjegoi se ai shkarkoi Koeman sepse “situata nuk ishte e qëndrueshme” dhe skuadra “nuk ishte në rrugën e duhur për të arritur objektivat e sezonit, që janë pushtimi i titujve”.

Ai gjithashtu pranoi se duhej ta shkarkonte fillimisht holandezin: “Ndoshta duhet ta shkarkonim Koeman fillimisht dhe unë marr përgjegjësinë për këtë”, tha Laporta. “Ne menduam se ai kishte nevojë për mbështetje, por padyshim që ne po largoheshim

Lajme të tjera

Lajmet e fundit