“E shoh të trishtuar, edhe pse është më i fortë se Icardi! Kush t’ia japë topat, gjyshi im?”

11 Dhjetor 2018
17:35
Anton Cicani
back button

Për momentin është sërish një ish-futbollist, pasi ka hequr dorë për të riveshur këpucët me Virtus Entellan në kategorinë e tretë, por edhe pa një top në këmbë, Antonio Cassano përbën lajm. Motivi? Intervistat e tij dhe thumbimet që bën. Ai ka folur rreth Ibras dhe Milanit. Barezi ka qenë dhe është ende shumë mik i suedezit. "Jeni të sigurt që Ibra nuk vjen? Ndoshta kërkon më shumë se gjashtë muaj kontratë. Do të bënte ende diferencën në një Serie A që duket si ndeshje lagjesh dhe ku ka ende futbollistë që duket sikur nuk janë profesionistë".

Mes kuqezinjve është edhe Higuain. Ja mendimi i Fantantonios: "Eshtë më i fort se Icardi, por tani është i trishtuar, kush do t'ia japi topin? Gjyshi im?".

Në fund, diçka edhe për Juventusin dhe VAR: "Jam fans i Allegrit, i aftë të menaxhojë lojtarët. Diferenca mes Juves dhe të tjerave është e madhe. VAR? Po bëhet qesharak, një lojtar nuk e di nëse duhet të festojë ose jo. Të lëmë arbitrat të gabojnë".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit