E tepërt: Vllaznia braktiset nga titullari, Tafili bën zgjedhjen e çuditshme

29 Qershor 2019
19:50
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori Alsid Tafili ka lënë Vllazninë dhe ka firmosur me Lirinë e Prizrenit. Një zgjedhje e guximshme e shkodranit që lë ekipin e tij të zemrës që do të garojë në Superiore dhe zgjedh të firmosë në Kosovë. 

31-vjeçari nuk do të luajë në Superiore, por në kategorinë e dytë të Kosovës, pikërisht në skuadrën prizrenase që synon ngjitjen pas rënies. 

Frenat e ekipit i ka marrë Samuel Nikaj, shkodrani specialist për ngjitjen e ekipeve nga liga e dytë në të parën. Tafili rikthehet te Liria pas 10 vitesh, pasi ka fituar dhe Kupën e Kosovës me këtë ekip në vitin 2010. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit