E thonë statistikat, Barça e Valverde u “tkurr” në sulm dhe mbrojtje

14 Janar 2020
9:44
Alfred Lleshi
back button

Më shumë se një skuadër do të ishte e kënaqur të shënonte aq sa Barça e Valverde këtë sezon. Me 2.58 gola për ndeshje, mesatarisht, skuadra katalanase ishte e dyta më e suksesshme në mesin e pesë ligave më të mira europiane, pas RB Leipzig (2.82), por përpara PSG (2.42), Liverpool (2,38) dhe Juventus (1.94). Ky fakt kundërshtohet nga një këndvështrim ofensiv, siç dëshmohet nga rënia e goditjeve në total dhe goditjeve në shënjestër (portë) te kampionët e LA Liga-s. 

Sezoni 2019-2020 është më i dobëti i Barçës, për fazën e parë, që nga 2005-2006 (12.2 goditje mesatarisht për ndeshje, kundër 14.8 sezonin e kaluar). Po ashtu, edhe mesatarja e goditjeve në portë është më e dobët (6 goditje në shënjestër për ndeshje). Një tregues i kësaj varfërie krijuese, që e fajësoi dhe çoi në shkarkimin e Ernesto Valverde dje.

I parë gjatë dy sezoneve e gjysmë, që qëndroi në pankinën katalanase, rekordi i Valverde është dukshëm më pak rozë se ai i pesë pararendësve të tij: 5 nga 5 për efikasitetin sulmues (2.34 gola të shënuar në ndeshje, mesatarisht, në të gjitha garat) dhe 4 nga 5 për efikasitetin mbrojtës (0.88 gola të pësuar për ndeshje, mesatarisht, në të gjitha garat).

Në ndeshjet e fundit, tendenca e lojës ishte më e pafavorshme për prapavijën. Këtë sezon, skuadra e tij ka pësuar 1.21 gola për ndeshje, çka përbën mesataren më të dobët të kryesuesve aktualë në pesë kampionatet kryesore uropiane (0.66 për Liverpool; 0.68 për PSG; 0.94 për Juve dhe 1.17 për Leipzig). Po ashtu, është mesatarja më e dobët e vetë klubit katalanas në Kampionatin Spanjoll që nga sezoni 2005-2006.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit