E thonë statistikat, Morata më i mirë se Griezmann këtë sezon

30 Korrik 2020
13:55
Alfred Lleshi
back button

Kjo javë shënon përvjetorin e gjashtë të nënshkrimit të Griezmann me Atlético Madrid, për herë të parë. Francezi erdhi nga Real Sociedad në këmbim të 30 milionë eurove Pas pesë sezonesh në klubin e kryeqytetit, Antoine vendosi të ndryshojë mjedis dhe të bashkohet me Messin te Barcelona. Për këtë, azulgranët paguan 120 milionë euro. Në pesë sezonet me “rojiblancos”, Griezmann luajti gjithsej 257 ndeshje, në të cilat shënoi 133 gola dhe dha 50 asiste, duke qenë lideri i Simeone në fushë.

Pas largimit të tij, stafeta e francezit, në ato shifra që lidhen me golin, është marrë nga Morata. Këtë e tregojnë të dhënat e këtij sezoni. Në vitin e tij të parë larg “Wanda Metropolitano”, Griezmann ka luajtur 3.371 minuta për për Barcelonën (i katërti në skuadër), të shpërndara në 46 ndeshje (35 në La Liga, 7 në Ligën e Kampionëve, 3 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupën e Spanjës). Në total, ai ka shënuar 15 gola, ose mesatarisht një gol për 224.73 minuta lojë.

Nga ana e tij, Morata ka marrë pjesë në një total prej 2.783 minuta lojë, të ndara në 43 ndeshje (34 në La Liga, 7 në Champions dhe 1 në Superkupën Spanjolle), në të cilat ka shënuar 16 gola Po ashtu, ka dhënë 4 asiste. Mesatarja e shënimit të Morata është një gol për çdo 173.93 minuta lojë. Pra, atij i duhen pothuajse 50 minuta më pak në fushë sesa Griezmann për t’u takuar me golin. Të dy ndanë një skuadër sezonin e kaluar (gjatë gjysmës së sezonit, pasi Morata erdhi në merkaton e dimrit). Në atë kohë, francezi shënoi 5 gola, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit 6 gola në 17 ndeshjet ku mori pjesë (luajti 1211 minuta dhe shënoi një gol për çdo 201.83 minuta).

Në totalin e sezonit, Griezmann shënoi 21 gola në 4.068 minuta lojë (një gol në çdo 193.71 minuta). Prandaj, nëse iu përmbahemi të dhënave, duket se Morata i ka përmirësuar shifrat e francezit te “rojiblancos”. Raporti i tij “gola për minutë” është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar. Ai tani duhet të jetë 28 minuta më pak në fushë për të shënuar. Nga ana e tij, francezi e ka përkeqësuar këtë statistikë, sepse i duhen  31 minuta më shumë se vitin e kaluar për të shënuar një gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit