E thotë BILD, Bayern Munchen bën gati çekun për mbrojtësin

21 Janar 2021
19:07
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Leipzig, Dayot Upamecano, mund të largohet nga ekipi i Leipzig. Shumë fjalë janë thënë dhe shumë ekipe janë në garë, por ende nuk ka arritur të realizohet një lëvizje mirëfilli.

Christian Falk nga Sport Bild ka dalë me një lajm të fortë se Bayern Munchen është ekipi që e do mbrojtësin. Largimi i Boateng dhe Alaba ka futur në garë kampionët për 22-vjeçarin e Leipzig.

Kampionët e Europës janë gati të ofrojnë 42.5 milionë euro për mbrojtësin e qendrës. Leipzig ende nuk është dorëzuar, pasi nuk kërkon të humbë lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit