E trishtë: Ballkani humb lojtarin, arsyeja është absurde!

6 Qershor 2020
18:26
Eraldo Harlicaj

Futbolli në Shqipëri apo në Kosovë nuk është një parajsë. Futbollistët kanë probleme, pasi rrogat janë të ulëta dhe nuk mendohet se me të ardhurat e marra nga ky sport mund të sigurosh jetën.

Një shembull konkret vjen nga Kosova, aty ku kryesuesit e Ballkanit, janë përshëndetur me futbollistin e tyre Elbasan Gashi në mes të sezonit. Lojtari i ka dhënë lamtumirën klubit për një arsye që në ligat elitare nuk mendohet.

Gashi do të emigrojë në Itali për një jetë më të mirë. Ai u përshëndet me drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët dhe prishi kontratën me Ballkanin. Elbasani është rasti konkret se në çfarë niveli është futbolli ynë!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit