“E turpshme ajo që po ndodh me Kovac!”, shpërthen legjenda bavareze

14 Maj 2019
14:33
back button

Bayern i Mynihut është shumë pranë titullit kampion dhe pritet të festojë këtë fundjavë, në ndeshjen shtëpiake kundër Frankfurtit, ndërkohë që përpara është edhe finalja e kupës.

Megjithatë, situata në klubin bavarez nuk është aq e qetë sa duhej të ishte kur janë dy trofe në horizont dhe jo ka bërë që ish-mesfushori legjendar i Bayernit, Stefan Effenberg, të shpërthejë kundër drejtuesve të klubit.

Në rubrikën e tij të përjavshme në "t-online.de", Effenberg u është kthyer sulmeve ndaj Bayernit, për shkak të asaj që po ndodh me trajnerin Niko Kovac, i cili është ende i pasigurt për të ardhmen në Mynih.

"Si do funksionojë marrëdhënia me Niko Kovac në të ardhmen, kur shefat e tij nuk i japin dot besim publikisht? Si mund të bëjë ndryshime një trajner që nuk gëzon besimin e plotë të klubit? Është e pamundur", shkruan 35-herë futbollisti i kombëtares gjermane.

"Bayern ka hapur një fuçi që nuk e mbyll dot më. Po të ishin në vendin e katërt dhe jashtë kupës, mund ta kuptoja që trajneri të ishte në diskutim, por jo kështu".

Effenberg, kampion Europe me Bayernin, ka një zgjidhje: "Klubi duhet të dalë me një qëndrim të prerë dhe t'i japë besim të plotë trajnerit. Ndoshta kjo do të ndodhë në dy javët e ardhshme. 'jemi me Kovac, pa por dhe pa nëse', kaq duhet thënë, është e lehtë. Është fatkeqësi që nuk e kanë bërë ende".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit