E turpshme çfarë ndodh në Madrid para derbit, tifozët “varin”… Vinicius para qendrës sportive të Realit

26 Janar 2023
14:35
Alfred Lleshi
back button

Tifozët e Atletico Madridit kanë goditur në mënyrën e tyre prag të derbit të Kupës së Mbretit me Realin. Në një urë, pak metra larg qendrës sportive ku stërviten të besuarit e Ancelottit, u shfaq një pankartë ku shkruhej: “Madridi e urren Realin”.

Një slogan që është promovuar vazhdimisht nga grupi ultras i “Frente Atletico”. Një kukull (dordolec) më pas u shfaq pranë shkrimit, e varur nga qafa (që simulonte një varje), me fanellën e “Los Blancos” dhe emrin e Vinicius.

Ditët e fundit janë ndezur polemika të ndryshme mes Atletikos dhe Realit. Tifozët e “colchoneros” janë ankuar për biletat e pakta në dispozicion për ndeshjen (pak më shumë se 300) dhe vendimin (i anuluar më vonë) për të bllokuar hyrjen e tifozëve vizitorë në vende të tjera, sektorët e stadiumit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit