E TURPSHME; dalin pamjet ku Di Maria pështyn kundërshtarin (video)

16 Shtator 2020
10:54
Alfred Lleshi
back button

Pa dyshim, për këtë veprim të shëmtuar, jo vetëm antisportiv, por edhe në shkelje të rëndë të rregullave të Covid-19, Angel Di Maria do të dënohet. Imazhet e transmetuara nga “Téléfoot” tregojnë qartë se argjentinasi pështyu vullnetarisht në drejtim të Alvaro Gonzalez të dielën në mbrëmje, gjatë klasikes franceze PSG-OM (0-1). Në videon e publikuar nga transmetuesi i ri i Ligue 1 ne shohim mesfushorin-sulmues argjentinas duke bërë disa hapa, para se të kthente kokën dhe pastaj të pështynte drejt mbrojtësit të Marseille.

Nëse gjyqtari dhe VAR nuk e kapën rastin, me siguri argjentinasi do të kalojë në komitetin disiplinor, që mblidhet sonte në mbrëmje. Në shkallët disiplinore parashikohen 6 ndeshje pezullimi nëse ky lloj incidenti ndodh gjatë ndeshjes. Mos harroni se Angel Maria po del nga një periudhë karantine, pasi ishte testuar pozitivisht për Covid-19. Pra, pas Neymar, që e goditi me shuplakë në fytyrë gjatë ndeshjes Alvaro Gonzalez, duket se një tjetër titullar i PSG do të kalojë në “gijotinë” për gjestin e rëndë antisportiv.

PSG-Marseille përfundon me luftë, 5 kartonë të kuq. Neymar nuk përmbahet

Lajme të tjera

Lajmet e fundit