E TURPSHME: Luftëtari nis ndërtimin, futbollistët paguajnë hotelin dhe ushqim vetë

30 Korrik 2019
10:00
back button

Luftëtari ka nisur nga puna për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Ekipi gjirokastrit u përball me një sërë problemesh që nga largimi i presidentit Grigor Tavo, problemet me futbollistët e papaguar dhe borxhet me palët e treta. Degradimi i situatës arriti deri aty sa u mendua se Luftëtari do të shkrihej, por puna ka nisur me emërimin e Klevis Dalipit si trajner dhe Klodian Duros si drejtor teknik. Artur Dade është emëruar si drejtor sportiv. 

Situata duket se është stabilizuar duke qenë se puna ka nisur, por diçka e tillë është thjesht si flluskë sapuni. Telesport ka zbuluar se futbollistët e rinj që janë thirrur për provë nga vetë klubi bluzi duhet të paguajnë hotelin dhe ushqimin që nuk ia mbulon klubi. 

Borxhet e shumta kanë bërë që buxheti të jetë i bllokuar dhe kjo duket qartë që nga mënyra se si ka nisur puna. Dita e mirë duket që në mëngjes, Luftëtari ka shumë pikëpyetje për të ardhmen. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit