E turpshme: Tifozet e Milanit përleshen mes tyre per nje fanellë, njëri në spital

9 Dhjetor 2019
10:24
Eraldo Harlicaj
back button

Milani fitoi 2-3 ndaj Bolognas duke marrë 3 pikë të rëndësishme, por nëse ekipi pati harmoni në fushë nuk ndodhi e njëjta gjë me tifozët. Fansat e “Djallit” patën një përleshje brenda stadiumit që nuk mbaroi aty. 

Mbështetësit e kuqezinjve u përleshen dhe jashtë stadiumit. Ata u ngatërruan në daljen e stadiumit dhe një nga tifozët sulmoi me thikë “homologun e tij” duke e plagosur në bark. 

Ai u transportua direkt në spitalin e Bolognas ku fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij mbetet e rëndë. Autori i krimit u ndalua nga Policia dhe është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur. E gjithë skena duket se u acarua për një fanellë të ekipit milanez. Lojtarët dhuruan uniformat pas përfundimit të takimit dhe tifozët u ngatërruan për t’i rrëmbyer.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit