“E urrej atë moment”, lojtari që fali Argjentinën: Ja çfarë kuptova pasi e rishikova aksionin

22 Mars 2023
15:32
Denis Hakanaj
back button

Me atë gabim përballë Emilian Martinez në finalen e Kupës së Botës të luajtur në Katar dhjetorin e kaluar mes Francës dhe Argjentinës, Randal Kolo Muani ka qenë protagonist, jo për mirë, në ditën e triumfit të Messi-t me shokë.

Në një intervistë të dhënë për L’Equipe, sulmuesi i Eintracht Frankfurt është kthyer të flasë për atë episod pikërisht nga grumbullimi i kombëtares franceze.

“Ai moment mund të më kishte ndryshuar jetën. Fatkeqësisht ajo që ndodhi është histori tashmë, është një nga tekat e jetës”, ka thënë sulmuesi francez.

“Kur kam pasur mundësinë ta shikoj përsëri aksionin, atëherë kam kuptuar se kam pasur në dispozicion shumë alternativa të tjera për të shënuar gol.

“Megjithatë, gjithçka ecën me shpejtësi në fushën e lojës dhe unë sot dua të shikoj përpara. Është pjesë e punës sime edhe pse nuk do ta harroj kurrë. Ishim shumë afër Botërorit të tretë. Nuk do të gënjej: e urrej atë moment”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit