“E vërteta është se Conte donte Vidal dhe jo Eriksen…”

28 Maj 2020
21:36
Eraldo Harlicaj
back button

Transferimi i Eriksen te Interi ishte një goditje e bujshme mediatike por edhe sa i përket investimit të bërë në rrogë dhe kontratë. Megjithatë, Massimo Brambati, ish-futbollist dhe agjent, në një intervistë për “Tuttomercatoëeb”, rrëfeu se nga ajo që ai ishte në dijeni, Antonio Conte në të vërtetë donte me çdo kush Vidal.

“Vlera e futbollistit është e padiskutuar, por të bëhesh pjesë e skuadrave të Contes nuk është e lehtë. Në të vërtetë, ai do të kishte dashur Vidal”.

“Kur shkova ta takoj në Torino më tha se nëse një lojtar ka cilësi, nuk ka problem për ta hedhur në fushë. Eriksen mbërriti te Interi jo në top formë, pasi kishte luajtur shumë pak te Tottenham dhe i duhej kohë për t’u përshtatur”.

Barcellona, Vidal polemico su Instagram: "Coi giuda non si ...

“Latuaro? Besoj se Interi duhet t’ia kishte bërë klauzolën më të madhe, në fakt. Nëse nuk do të kishte ndodhur pandemia, do të kishte shkuar 100% te Barcelona, tani nuk mund ta them dot”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit