Një ndër emrat më të përfolur në merkaton e verës është Kai Havertz. Ai përflitet për një kalim te Chelsea, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe diçka të tillë e konfirmojnë dhe drejtuesit e Leverkusen.
Simon Rolfes, drejtori sportiv i klubit gjerman, bën me dije se nuk ka ende asnjë ofertë në drejtim të 21-vjeçarit. “Nuk kemi marrë oferta zyrtare për Havertz. E dimë që ka disa klube që interesohen për të, por nuk na ka ardhur asnjë ofertë zyrtare.
“E kemi thënë disa herë që do i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion deri në fund të sezonit, kjo përfshin edhe Havertz“, deklaron Rolfes. Bayer Leverkusen është 1/8 e Europa Leagues dhe do të ndeshet me Rangers. Ata shpresojnë deri në fund një kompeticioni të tillë.