E zbuloi Dani Alves që 7 vjeç, argjentinasi shihet si “Messi i ri” (video)

5 Qershor 2020
14:01
Alfred Lleshi
back button

“Bëjini foto; është Leo Messi i ri”. Dani Alves, në verën e vitit 2012, ende te Barça, iu drejtua kështu paparacëve, që e zbuluan duke luajtur 7-vjeçarin në plazhin e Ses Illetes (Formentera), i cili ishte i aftë të bënte deri 500 xhonglime me topin, pa i rënë në tokë (rërë). Braziliani, duke bërtitur para fotografëve, që po e ndiqnin, i drejtoi gishtin vogëlushit, i sigurt për talentin e madh që posedonte: “Ai është Messi i ri”. Ekzistojnë imazhe të atij momenti, në të njëjtin plazh aq të frekuentuar nga futbollistët, me Marco Verratti ose me të ndjerin José Antonio Reyes.

Tetë vite më vonë, në moshën 15-vjeçare, ai djalë i guximshëm po stërvitet me ekipin e parë të Real Mallorca, para se të përballet me Barçën të shtunën e 13 qershorit. Në qoftë se nuk merr një leje të veçantë, ai nuk do të jetë në gjendje të debutojë, sepse është ende nën 16 vjeç. Këtë “stacion” e siguron në nëntor, por realizimi i ëndrrës së tij po afron.
Më 19, 20 dhe 21 dhjetor 2011, Luka Romero, i cili ka një vëlla binjak, që luan si portier, Tobías, kaloi testimet te Barcelona, në “Ciutat Esportiva”.

Ai nuk qëndroi, sepse ishte 7 vjeç. Sikurse dihet, Barça nuk nënshkruan me fëmijë nën 10 vjeç, nëse ata duhet të jetojnë në “La Masia”. Horacio Gaggioli, një agjent i lidhur gjithashtu me fillimet e Leo Messi, e mori nën hyqëm atë. Që nga ajo kohë, ai nuk ka ndalur së rrituri si futbollist. Mjaft i talentuar, golashënuesi më i mirë, i shpejtë, i hidhur me të majtën dhe argjentinas, megjithëse lindi në Meksikë, më 2004, nuk mund të kishte pseudonim tjetër, përvecse atë që i vuri Dani Alves: “Messi i ri”. Ai madje luan në të njëjtin pozicion. Prania e tij premtuese tek Argjentina U-15 e ka ndihmuar të rritet edhe më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit