E zbulon për herë të parë, Zidane: Ja çfarë më tha Materazzi, që e godita me kokë

23 Qershor 2022
10:37
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane mbush sot 50 vjeç. Me këtë rast, prestigjiozja franceze “L’Equipe” intervistoi ish-lojtarin e Juventusit. Një intervistë në 360° e “Zizou”, me fokus të shkuarën dhe të tashmen. Një aluzion i finales së Kupës së Botës 2006 nuk mund të mungonte, kur ai u largua nga Franca e tij pas goditjes së famshme me kokë ndaj Marco Materazzi:

“Materazzi nuk tha asgjë për nënën time. Është thënë shpesh se nuk e kishte fyer nënën time dhe është e vërtetë. Ai ka fyer motrën time, e cila në atë moment ishte me nënën time, gjë që nuk ishte aspak e mirë”.

Francezi bëri edhe dallimin mes fitimit të Champions League si lojtar dhe trajner: “Është ndryshe, por gjithçka e bukur. Si trajner, ju jeni më shumë përgjegjës. Keni përgjegjësi për 25 lojtarë, por jo vetëm. Gjithashtu për një klub, për një emër si Real Madridi, për një institucion. Është një ngarkesë e madhe që ju nuk e mbani në të njëjtën mënyrë si lojtar.

Kur fiton, dhe gjithashtu tri herë radhazi, është një ndjenjë e madhe dhe e thellë detyre që arrihet rreth teje. Fitimi i Ligës së Kampionëve nuk është kurrë çështje fati. Është punë e vështirë. Sidomos tri herë radhazi. Unë kam punuar si i çmendur. Lojtarët besuan tek unë dhe anasjelltas.

Ne kemi qenë të bashkuar. Të fitosh si lojtar nuk është i njëjti investim. Si lojtar, do të mbërrija në stërvitje në orën 9 të mëngjesit dhe do të largohesha për në shtëpi në orën 1 të pasdites. Si trajner mbërrija në 8 të mëngjesit dhe shpesh ikja në 11 të natës. Nuk janë të njëjtat përgjegjësi apo i njëjti tension”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit