E zbulon presidenti: Barça më ofroi 65 milionë, por Tonali do dy ekipe të tjera

1 Qershor 2020
9:32
Alfred Lleshi
back button

Si gjithmonë, kur flet Massimo Cellino, nuk e “kafshon gjuhën”. Ai është një uragan emocionesh dhe zbulimesh. Për mikrofonat e “Corriere dello Sport”, presidenti i Brescia foli lirshëm për dy tema: Sandro Tonali dhe Mario Balotelli. E filloi nga situata e Tonali, me merkaton, e cila, sipas Cellino, tashmë është “zjarr” rreth djaloshit të talentuar:

“Nasser do ta donte në Paris, më shkruajti sot, por Tonali nuk dëshiron të shkojë në Francë. Inter dhe Juve janë destinacionet që ai preferon. De Laurentiis më ka ofruar 40 milionë, Fiorentina është e gatshme të japë “çek të bardhë”. Para Covid-19, Barcelona kishte arritur deri në 65 milionë, plus dy djem shumë interesantë në këmbim, me vlerë 7.5 milionë secili.

Unë besoj se drejtuesit katalanas morën një përgjigje, që nuk e pëlqyen. Tani për tani nuk jam duke u marrë me askënd. Ende janë 12 ndeshje për t’u luajtur dhe djaloshi duhet të ketë qetësi”. Fjalë të fshehta ato të Cellino, i cili, sidoqoftë jep një tregues shumë të qartë të preferencave të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit