E zëvendëson Koeman, Valverde flet për situatën e tij te Barça

22 Tetor 2019
22:29
back button

Në prag të transfertës ndaj Slavia Praga, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, gjatë konferencës për mediat, ndër të tjera ka folur edhe për dy çështje të nxehta në kampin e katalanasve: El Clasicon e shtyrë dhe spekulimet mbi emërimin e Koeman si zëvendësues të tij në krye të pankinës blaugrana.

“Besoj se shtyrja e derbit ka të bëjë me situatën që ka pushtuar Barcelonën dhe parashikimet se mund të ndodhte diçka. Mua më mungon kjo klasike. E kam thënë tashmë se unë do të uroja të ishte zhvilluar gjithçka të shkonte normalisht”.

“A më bezdisin spekulimet mbi ardhjen e Koeman te Barça? Nuk dihen rrethanat në të cilat ndodhen trajnerët. Duke qenë jo vetëm në pozicionin ku ndodhem, por në atë të trajnerit, ne jemi subjekt i aludimeve dhe spekulimeve. Nuk ka asnjë vlerë për mua”, deklaroi ndër të tjera Valverde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit