E zyrtarizon gruaja dhe djali i tij; Júlio César divorcohet pas 21 vitesh martesë

23 Maj 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Susana Werner njoftoi këtë të diel ndarjen nga Júlio César, ish-portieri i shquar i Interit dhe i kombëtares së Brazilit, pas 21 vitesh martesë dhe dy fëmijëve së bashku, Cauet, 20 vjeç dhe Giulia, 17 vjeçe.

Lajmin e ka dhënë vetë aktorja në Instagramin e saj. “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen tonë pas 21 vitesh martesë. Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë këtë kohë të vështirë vendimesh që po jetojmë.

Me marrëveshje të përbashkët vendosëm që të ndjekim ëndrrat tona, rrugët tona në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ruajtur dashurinë që kemi për familjen tonë”, – lexohet në një tekst të shkruar nga Susana dhe që e shoqëron me një fotografi të ish-çiftit, bashkë me fëmijët e tyre.

Menjëherë pas kësaj ndarjeje, edhe djali i aktores dhe ish-portierit ka lënë një mesazh në postimet e tij: “Erdha këtu për t’ju informuar se situata e prindërve të mi është diçka me të cilën nuk kam lidhje, sepse unë jam vetëm një djalë i ri dhe dua më të mirën për të dy. Unë kërkoj vetëm pak respekt. Jemi mirë, jeta vazhdon”.

Vetë Julio Cesar nuk e ka komentuar ende publikisht përfundimin e martesës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit