EA Sports prish bashkëpunimin me bardhezinjtë, Juventus s’do të jetë në FIFA 20

16 Korrik 2019
18:14
back button

EA SPorts ka konfirmuar se kampionët e Italisë nuk do të jenë në edicionin e ri FIFA 20. 

Loja më e njohur e futbollit do të dalë në treg më 27 shtator dhe teksa skuadrat kryesore si dhe përfaqësueset nga e gjithë bota do të jenë pjesë e lojës, Juventus nuk do të jetë. 

EA ka konfirmuar se partneriteti me kampionët e Italisë ka mbaruar më 30 qershor, ndërsa Juve ka arritur marrëveshjen me Konamin për të qenë pjesë e PES. 

Megjithatë, Ronaldo me shokët e ekipit do të jenë pjesë e lojës, por me emrin Piemonte Calcio. 

Thuhet se arsyeja e prishjes së bashkëpunimit ka qenë skandali i përdhunimit të Cristiano Ronaldo-s, i cili është hequr nga kapaku i lojës në gjysmën e sezonit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit