Tirana Eagles Basket dhe Invaders prej 4 javësh vijojnë sfidën dyshe për kreun e Kategorisë së Parë në basketboll për meshkuj, pozicion që do t’i kualifikonte direkt në Superligë sezonin e ardhshëm. Të dyja këto skuadrat fituan edhe në takimet e javës së 9-të, duke u shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera rivale. Eagles mundën pa shumë probleme 97-79 Apoloninë në kryeqytet, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, duke bërë një paraqitje të mirë në fushë.
Pa probleme ka fituar edhe ekipi i Invaders, që mundi 95-72 Skënderbeun në Tiranë, ndeshje që ishte një formalitet për basketbollistët e trajnerit Serbo. Një fitore për statistikë korri ekipi i Flamurtarit, që mposhti 83-73 Elbasanin në fushën e këtij të fundit, dy skuadra që ndodhen në mesin e artë dhe pa asnjë shans për të dueluar për kreun.
Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 9-të
Invaders – Skënderbeu, 95-72
Elbasani – Flamurtari, 73-83
Tirana Egales Basket – Apolonia, 97-79
Renditja: Tirana Eagles Basket 17 pikë (8/1), Invaders 17 pikë (8/1), Flamurtari 13 pikë (4/5), Skënderbeu 12 pikë (3/6), Elbasani 12 pikë (3/6), Apolonia 10 pikë (1/8).
Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.