Ecclestone jep lajmin surprizë: Ai do të largohet nga Mercedes, do të shkojë tek Aston Martin

2 Prill 2020
17:47
Telesport
back button

Bernie Ecclestone, ka lëshuar lajmin bombë, duke thënë se Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, do të largohet nga makina gjermane për të shkuar tek Aston Martin sezonin e ardhshëm. 

Sipas Ecclestone, menaxheri i njohur austriak ka rënë dakord për të bashkëpunuar me makinën që do të debutojë si markë më vete sezonin 2021 të Formula 1. Wolff ka qenë një nga personazhet kyç të suksesit të Mercedes sezonet e fundit, me 6 tituj kampionë radhazi.

Mësohet se drejtuesi i Mercedes, që i skadon kontrata me makinën gjermane në fund të këtij sezoni, ka pranuar ofertën e Lawrence Stroll, pronarit të Aston Martin, për të bashkëpunuar nga viti 2021.

Unë di që Wolff ka kohë që ka vendosur për t’u larguar nga Mercedes. Ai do të bashkohet me makinën Aston Martin sezonin e ardhshëm, vendim që ai e ka marrë”, tha Ecclestone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit