ECURI REKORD! As Interi i “Tripletës” së Mourinho nuk i ngjante këtij. Matematika pret Scudetton…

8 Prill 2021
14:36
Telesport
back button

Matematika thotë se Interit i mungojnë gjashtëmbëdhjetë pikë në nëntë ndeshjet e ardhshme për t’u siguruar Scudetto të nëntëmbëdhjetë në historinë e tij, atë që do ta lejonte t’i jepte fund një hegjemonie, asaj të Juventusit, e cila zgjati për nëntë vjet…

Kjo mund të përkthehet në pesë fitore dhe një barazim, që është një ecuri jo e vogël, por absolutisht brenda arritjes së djemve të Antonio Conte, të paktën sipas asaj që ata kanë arritur të bëjnë në muajt e fundit.

Në fakt, që kur filloi faza e dytë, Interi ka arritur të bëjë vetëm një gjë: të fitojë.

Dhjetë suksese në po aq ndeshje, askush nuk kishte arritur të rifillonte aq fort në gjysmën e turneut dhe të bashkonte një varg kaq triumfues rezultatesh në epokën e tre pikëve.

Një varg suksesesh që filluan më 30 janar në San Siro me 4-0 ndaj Benevento, kur renditja ende fliste për një Milan kryesues dhe më pas vazhdoi me sukseset kundër Fiorentina, me fitoren në derbi i cili i dha vendin e parë, dhe ato në vijim me Genoa, Parma, Atalanta, Torino, Bolonja dhe Sassuolo së fundmi.

Një udhëtim rekord që fillimisht bëri të mundur rikuperimin e hendekut, pastaj tejkalimin në krye të renditjes dhe më pas fillimin e sprintit që tani flet për njëmbëdhjetë pikë përpara Milanit të vendit të dytë dhe dymbëdhjetë pikë mbi kampionin italian Juventus.

Rruga që të çon te Scudetto është ende relativisht e gjatë, por nëse Interi e ndjek atë me këtë ritëm, mund të festojnë më herët atë titull që kanë ndjekur që nga viti 2010…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit