Ecuria fantastike e Milan-it, vetëm Bayern Munich ka bërë më mirë

23 Tetor 2020
19:02
Denis Hakanaj
back button

Milan-i është e vetmja skuadër e pamposhtur në Europë pas karantinës.

21 ndeshje pa humbje, me 16 fitore dhe 5 barazime, duke përjashtuar penalltitë. Skuadrat e vetme që kanë arritur të ndalin kuqezinjtë deri tani kanë qenë Juventus (0-0 në Kupën e Italisë), SPAL (2-2), Napoli (2-2), Atalanta (1-1) dhe Rio Ave (2-2), këta të fundit të mposhtur më pas me penallti.

Duke marrë parasysh skuadrat më të mira të kampionateve kryesore europianë, vetëm Bayern Munich ka arritur të grumbullojë më shumë pikë.

Por bavarezët kanë njollën e humbjes së pësuar kundër Hoffenheim (4-1) 27 shtatorin e kaluar. Për sa i takon pjesës tjetër, në 23 ndeshje të luajtur që nga momenti i kthimit të futbollit pas karantinës kanë ardhur 22 fitore.

Kjo është renditja e bazuar në 20 ndeshjet e fundit e skuadrave të Spanjës, Anglisë, Gjermanisë, Italisë, Francës, Rusisë, Turqisë, Portugalisë, Belgjikës, Ukrainës:

  1. Bayern (19 fitore, një humbje)
  2. Milan (17 fitore, 4 barazime)
  3. Zenit (14 fitore, 4 barazime, 2 humbje)
  4. Arsenal (15 fitore, një barazim, 4 humbje)
  5. Atalanta (14 fitore, 3 barazime, 3 humbje)
  6. Leeds (14 fitore, 2 barazime, 4 humbje)
  7. Manchester United (14 fitore, 2 barazime, 4 humbje)
  8. Shakhtar Donetsk (13 fitore, 5 barazime, 2 humbje)
  9. Real Madrid (14 fitore, 2 barazime, 4 humbje)
  10. Manchester City (14 fitore, një barazim, 5 humbje)
  11. Dinamo Kiev (13 fitore, 3 barazime, 4 humbje)
  12. Inter (12 fitore, 5 barazime, 3 humbje)
  13. Tottenham (12 fitore, 5 barazime, 3 humbje)
  14. Leipzig (11 fitore, 7 barazime, 2 humbje)
  15. Barcelona (12 fitore, 4 barazime, 4 humbje)
  16. Karagumruk (11 fitore, 7 barazime, 2 humbje)
  17. Granada (12 fitore, 4 barazime, 4 humbje)
  18. Sevilla (11 fitore, 7 barazime, 2 humbje)
  19. Porto (12 fitore, 3 barazime, 5 humbje)
  20. Dortmund (13 fitore, 7 humbje)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit