Kampionati Shqiptar

Edhe Flamurtari “peshkon” në Kosovë, vjen Dardan Çerkini nga Drita

Të gjitha klubet e Superligës Shqiptare i kanë “hedhur grepat” në Kosovë, për të marrë që andej përforcime në merkaton e dimrit. Kështu po bën edhe Flamurtari i Vlorës. Shkak për këtë dyndje drejt shtetit të dytë shqiptar në Ballkan është fakti se futbollistët e ardhur prej andej nuk konsiderohen të huaj nga FSHF-ja.

Të gjitha klubet e Superligës Shqiptare i kanë “hedhur grepat” në Kosovë, për të marrë që andej përforcime në merkaton e dimrit. Kështu po bën edhe Flamurtari i Vlorës. Shkak për këtë dyndje drejt shtetit të dytë shqiptar në Ballkan është fakti se futbollistët e ardhur prej andej nuk konsiderohen të huaj nga FSHF-ja. Pra, ata nuk llogariten te numri limit i të huajve për çdo skuadër, fiksuar me rregullore në futbollin tonë.

Cerkiniiiii

Dardan Çerkini (me numrin 18) gjatë një ndeshje në kampionatin kosovar

Kështu, Dardan Çerkini, mbrojtësi kosovar, është përforcimi më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat arriti marrëveshjen me skuadrën e Dritës në Superligën Kosovare për transferimin e tij. Drejtori sportiv i klubit kosovar, nga Gjilani, Fisnik Kërçeli, njoftoi se pas negociatave të suksesshme ndërmjet dy klubeve, Çerkini do të veshë zyrtarisht ngjyrat kuqezi. Kësisoji, Çerkini bëhet afrimi i dytë në merkaton e janarit te bregdetarët e Vlorës, pas qendërsulmuesit brazilian, Danilo Almeida Alves, që u prezantua pak ditë më parë.

Flamurtari

Skuadra e Flamurtarit vazhdon stërvitjet në “Pyllin e Sodës” dhe aneksin e stadiumit të vet

Te Flamurtari pritet edhe braziliani tjetër, Lucas Caniggia, një mesfushor me tipare difensive, që ka luajtur me të rinjtë e Corinthians-it. Ndërkohë, në provë janë edhe dy kosovarë të tjerë, të ardhur nga skuadra e Drenicës, Arbios Thaçi dhe Drilon Osmani. Tashmë frenat e kuqezinjve janë marrë në dorë nga shqiptari i Shkupit, Zekerija Ramadani. Drejtuesit e Flamurtarit i kanë uruar mirëseardhjen trajnerit të ri, por nuk kanë harruar të falënderojnë edhe paraardhësin e tij, Gentian Mezani:

Gentjan-Mezani-653x420

Klubi kuqezi falenderon trajnerin gentian Mezani për punën e bërë

“Mos të harrojmë edhe ata, që morën drejtimin e skuadrës në ditë të vështira, që prej largimit të trajnerit Levy. Bëhet fjalë për Gentian Mezanin, i cili me punën dhe përkushtimin e tij bëri që në këto javë të na dhuronte emocione, që veç fanella e Flamurtarit i dhuron, dhe skuadra e bashkuar t’i kalonte këto sfida. Grinta dhe profesionalizmi i tij bënë që tifozërisë vlonjate t’i kthehet besimi te kjo skuadër dhe të rikthehet në stadium. Edhe një herë, faleminderit Genti Mezani. Të jemi mirënjohës për atë që ke bërë këto javë kampionati.”

[interaction id=”568e399a6f21c9dc052d8bb2″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar