Edhe Ibra do ta kishte duartrokitur: roveshata spektakolare nga MLS (VIDEO)

28 Tetor 2021
22:37
Telesport
back button

Golat me roveshatë janë aq të rrallë sa edhe të bukur dhe kryevepra e fundit vjen nga MLS, gjatë ndeshjes mes Portland Timbers dhe San Jose Earthquakes, e përfunduar 2-0 për vendësit.

Ishte minuta e 55-të dhe rezultati ishte 1-0 në favor të Portland Timbers, kur kolumbiani Dairon Asprilla, 29 vjeç, përfiton nga një pasiguri e portierit dhe bën një zgjedhje të guximshme: gjuan me roveshatë dhe shënon një gol të mrekullueshëm të stilit të Zlatan Ibrahimovicit (gjiganti suedez e ka realizuar një të tillë në një miqësore mes Suedinë dhe Anglisë).

 

Një gol i pamundur që bëhet i mundur në një formë që edhe Ibra do ta kishte duartrokitur…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit