Edhe Klopp del kundër Messi-t: Nëse nuk ndodh tani, kur do të ndodhë?

30 Nëntor 2021
17:58
Denis Hakanaj
back button

Edhe Jurgen Klopp ka kritikuar Topin e Artë të fituar nga Leo Messi.

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të derbit me Everton në Premier League, Klopp ka komentuar vendimin dhe pozicionimin e Salah në vendin e 7:

“Çmimi jepet nga votat e gazetarëve? Atëherë është faji juaj! Nëse mendoni se duhej të ishte më lart në klasifikim, duhet të bindni kolegët tuaj”, ka thënë trajneri gjerman.

“Mund t’ia japësh Messi-t për karrierën që ka patur, por nëse nuk ia jep Lewandowski-t këtë vit, atëherë kur? Salah duhet të kishte qenë më lart”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit