Edhe Lojërat Paraolimpike pa tifozë, regjistrohet rasti i parë me Covid-19 në Fshatin Olimpik

20 Gusht 2021
10:31
Telesport
back button

Ashtu sikurse Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe ato Paraolimpikë (eventi për personat me aftësi të kufizuara) do të zhvillohet pa tifozë. Situata e emergjencës në Japoni vijon të jetë në fuqi, ndaj edhe ky event olimpik që do të nisë më 24 gusht në Tokio do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Organizatorët e Olimpiadës bëjnë me dije se është regjistruar tasti i parë me koronavirus mes sportistëve paraolimpike që kanë mbërritur në Fshatin Olimpik. Personi pozitiv me Covid-19 është një drejtues dhe është vendosur në izolim. Në këtë Olimpiadë do të jenë rreth 4400 persona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit